Euro 2016/ Ja perplasjet dhe kalendari i 16 ekipeve me te mira

Euro 2016/ Ja përplasjet dhe kalendari i 16 ekipeve më të mira

"Euro 2016" do të përjetojë pushimin e parë zyrtar, pasi për ditën e enjte dhe të premte nuk janë parashikuara ndeshje në kalendarin e aktivitetit.

20151213001209320570-original

Takimet e këtij turneu kthehen të shtunën, me sfidat e para të fazës 1/8. Ndeshja hapëse e kësaj faze është ajo mes Zvicrës dhe Polonisë, e ndjekur nga dueli britanik mes Uellsit dhe Irlandës së Veriut. Ndërsa sfida që mbyll këtë ditë është Kroaci-Portugali.

Të dielën, Franca organizatore duhet të sigurojë biletën e saj në çerekfinale përballë Irlandës e cila ka një hesap për të larë që në kualifikueset e Botërorit 2010 me "gjelat". Gjermania duket të tregojë në orën 18:00 se ka bërë përmirësime përballë Sllovakisë, e cila e mundi lehtësisht 3-1 në ndeshjet përgatitore të Europianit. Dita mbyllet me një duel të paparashikuar mes Hungarisë dhe Belgjikës.

Dita e dielë do të ketë dy ndeshje, por secila e veçantë. E para është finalja e parakohshme mes Italisë dhe Sanjës, ndërsa e dyta është ajo mes pretendentëve të Anglisë dhe debutuesve të Islandës, të cilët tashmë kanë filluar të frikësojnë edhe skuadrat më të mëdha.

Kalendari

Të shtunën 25.06.2016

Zvicër-Poloni 15:00

Uells-Irlandë e Veriut 18:00

Kroaci-Portugali 21:00

Të dielën 26.06.2016

Francë-Irlandë 15:00

Gjermani-Sllovaki 18:00

Hungari-Belgjikë 21:00

E hënë 27.06.2016

Itali-Spanjë 18:00

Angli-Islandë 21:00



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama