Forca speciale nga Policia e Shtetit pritet të ruajnë kuqezinjtë në Kampionatin Europian të futbollit që do të zhvillohet pas pak ditësh në Francë.
Edhe pse autoritetet franceze kanë garantuar së fundmi siguri maksimale gjatë zhvillimit të turneut, forca speciale nga vendet europiane do të ndihmojnë autoritetet vendase në ruajtjen e sigurisë.
Propozimi për pjesëmarrjen e forcave speciale nga vende të ndryshme gjatë Europianit, u bë nga Ministri i Brendshëm i Francës dhe kësaj fete iu përgjigjën shumë vende, përfshirë policinë shqiptare, por edhe atë ruse.
Sipas burimeve të cituara nga televizioni "Top Channel", forcat e rendit në Shqipëri zhvilluan një testim për përzgjedhjen e efektivëve më të mirë. Nga ky seleksionim u përzgjodhën 5 oficerë shqiptarë të kualifikuar që do të shoqërojnë kuqezinjtë gjatë lëvizjeve në Europian.