Euro 2016/ Rama Fusha e gjelber e Kryeministrise gati per ndeshjet

Euro 2016/ Rama: Fusha e gjelbër e Kryeministrisë gati për ndeshjet

Ndeshjet e Europianit mund të ndiqen drejtpërdrejt edhe në ambientet para Kryeministrisë. Kreu i qeverisë Edi Rama ka lajmëruar sot se kushdo që dëshiron të shoh ndeshjet e "Euro 2016", mund t'i ndjekë ato edhe para sheshit të Kryeministrisë.

De Biazi Rama"Fusha e gjelbër e Kryeministrisë është në dispozicion të kujtdo që dëshiron të shohë live Euro2016-ën",-shkruan Rama në profilin e tij në rrjetin social "Facebook".

Ndeshja e parë e Europianit do të luhet sot mes Francës dhe Rumanisë në orën 21:00, në "St-Denis". Ndërsa nesër në orën 15:00, Shqipëria do të luajë finalen e parë me Zvicrën në Lens.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama