Shqipëria dhe Zvicra u ndeshën sot në Lens në kuadër të kampionatit Europian, në një atmosferë ku mbizotëronin ngjyrat kuqezi.
Himni i parë i cili u këndua në stadiumin "Bollaert Delelis" ishte ai Zviceran, pasi Shqipëria luante këtë ndeshje si skuadra pritëse. Gjatë ekzekutimit të himnit, lojtarët e kombëtares zvicerane me origjinë Shqiptare nuk e kënduan himnin "helvet".
Ndryshe ndodhi me himnin e kombëtares Shqiptare, ku stadiumi "bollaert Delelis" buçiste nga zërat e tifozëve, të cilët ishin të shumtë edhe në zonat e tifozerisë Zvicerane.
Gjatë ekzekutimit të himnit kombëtarë në stadium, kamerat kapën edhe kryeministri Shqiptar Edi Rama si dhe disa prej personaliteteve që ndodheshin në ambientet e stadiumit "Bollaert Delelis".