Euro 2016/ Statistikat e fundit me Francen favorizojne Kombetaren

Euro 2016/ Statistikat e fundit me Francën favorizojnë Kombëtaren

Franca dhe Shqipëria do të përballen mbrëmjen e së mërkurës (ora 21:00) në Marsejë në kuadër të takimeve të dyta finaliste për "Euro 2016".

geoffrey-kondogbia-13-06-2015-albanie---france-match-amical-tirana-20150613200056-7028"Gjelat" luajnë për sigurimin e kualifikimit, ndërsa kuqezinjtë kërkojnë pikë të vlefshme pas humbjes ndaj Zvicrës.

Sipas statistikave të publikuara nga "Eurosport" të përballjeve të fundit, francezët kanë fituar 4 nga 6 ndeshjet e luajtura, por Shqipëria nuk është mposhtur në dy ndeshjet e fundit duke marrë një barazim dhe një fitore në miqësore.

- Përballja e fundit u vendos nga goli i Ergys Kaçes në qershor të vitit 2015.

- Shqipëria nuk i ka mundur asnjëherë "gjelat" në Francë.

- Shqipëria ka pësuar 9 gola në 3 transfertat e luajtura në Francë.

- Shqipëria nuk ka shënuar më shumë se një gol në ndeshjet e fundit ndaj francezëve.

- Aktualisht, Shqipëria ka humbur dy ndeshjet e fundit, por nuk humbet në ndeshjen e tretë radhazi që prej tetorit të vitit 2013 (në tre ndeshjet e fundit, Kombëtarja ka një fitoren me Katarin dhe dy humbje me Ukrainën dhe Zvicrën).

- Franca ka humbur vetëm 1 nga 11 ndeshjet e luajtura në Valodrome të Marsejës (kundër Argjentinës në vitin 2009).

- "Gjelat" kanë luajtur dy herë deri më tani në Marsejë në fazën finale në europian: Një humbje ndaj Çekosllovakisë në vitin 1960 dhe një fitore ndaj Portugalisë në vitin 1984.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama