Dy vëllezërit Taulant dhe Granit Xhaka do të jenë përballë njëri-tjetrit mesditën e së shtunës në ndeshjen Shqipëri-Zvicër. Një ditë para kësaj sfide, Granit Xhaka që luan për fanellën e Zvicrës i ka dedikuar një mesazh në rrjetin social "Facebook", vëllait që luan për kuqezinjtë e Kombëtares.
Granit Xhaka në prag të ndeshjes Shqipëri-Zvicër, e konsideron duelin si mundësi për t'i treguar botës se edhe do të jenë kundërshtarë për 90 minuta, por edhe do të respektojnë njëri-tjetrin si vëllezër.
Lojtari i Zvicrës e konsideron Taulantin, vëllain e tij më të madh si modelin që do të ndjek gjithnjë.
Mesazhi i Granit Xhakës:
Vëllai im, ti dhe unë do të jemi gjithnjë bashkë, pavarësisht çdo gjejë. Nesër do të jetë herë e parë që do të ndeshemi me njëri-tjetrin në fushë si kundërshtarë dhe shpresoj që të jetë e para dhe e fundit.
Ne do t'i tregojmë botës se pavarësisht se do të jemi kundërshtarë për 90 minuta, do të qëndrojmë bashkë siç vëllezërit bëjnë. Një ndeshje nuk mund të na bëjë neve jo miq dhe jo vëllezër. Të uroj shëndet dhe paç fat për nesër dhe ti je dhe do të jesh gjithmonë modeli im.