Karlos Velasko Karbalo do të jetë gjyqtari që do të drejtojë ndeshjen e parë të Kombëtares shqiptare të futbollit në Europian. Kuqezinjtë do të luajnë mesditën e së shtunës takimin e parë me Zvicrën në Lens të Francës.
Më herët, spanjolli ka drejtuar në vitin 2012 edhe ndeshjen miqësore mes Shqipërisë dhe Katarit (2-1), një nga takimet e para të trajnerit De Biazi.
45-vjeçari drejton në kampionatin spanjoll që prej vitit 2004 dhe në vitin 2008 është përfshirë si arbitër në arenën ndërkombëtare.