Euro ne nivelin me te ulet se dollari ne 12 vjet

Euro ne nivelin me te ulet se dollari ne 12 vjet

Euro ka pësuar një rënie ndaj dollarit amerikan në 12 vjet, pasi Banka Qendrore Evropiane (BQE) nisi programin e saj për blerjen e bonove të qeverisë. Ajo arriti në vlerën e 1,0560 dollarë, para se të rritjet sërish. Por shumë tregtarë presin që euro së shpejti mund të ketë të njëjtën vlerë si një dollar.

BQE filloi raundin e fundit ditën e hënë, për të blerë bono me vlerë 1.14 euro gjatë 18 muajve të ardhshëm, në mënyrë që tregu të ‘përmbytjej’ me euro. BBC raporton se tregtarët kanë reaguar në raundin e fundit të BQE-së duke shitur euro dhe duke blerë monedha të tjera, si dollari amerikanë. Monedha amerikane është më e kërkuara, pasi Rezerva Federale duket se kanë përfunduar programin e saj për blerjen e bonove.

Euro filloi rënien e saj kundrejt dollarit në korrik të vitit të kaluar, pasi tregtarët reaguan ndaj divergjencave në politikën ndërmjet BQE-së dhe FED-së. Vlera e euros ka rënë me 22,4% që nga 1 korriku, kur një euro kishte vlerë prej 1,37$.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama