Euro ka rënë në nivelin më të ulët në 9 vjet ndaj dollarit. Në këto kushtet investitorët parashikojnë ndërhyrjen e Bankës Qendrore Evropiane për të stimuluar ekonominë. Euro ka rënë me 1.2% duke u shkëmbyer me 1.1864 me dollarin amerikan, duke shkuar kështu në nivelin më të ulët që prej marsit të vitit 2006.
Në rënien e euros ka ndikuar sidomos situata politike në Greqi, vend i cili do të mbajë zgjedhje të parakohshme për shkak se nuk arriti të zgjidhjet një president të ri. Zgjedhjet e 25 janarit pritet që të fitohen nga Syriza, parti e cila është kundër masave shtrënguese dhe kërkon negociata të reja për daljen nga kriza.
Revista gjermane “Der Spiegel” raportonte të shtunën se, qeveria gjermane e shoh Greqinë jashtë euriozonës si gjë “thuajse të pashmangshme” nëse Syriza fiton zgjedhjet. Por, pavarësisht këtij lajmi, një zëdhënës i kancelares Angela Merkel tha se, nuk ka asnjë ndryshim në politikat e Gjermanisë dhe se qeveria pret që Greqia të përmbushë detyrimet ndaj BE-së, BQE-së dhe FMN-së sa i takon borxhit.