“Agon” Eurimages jep 140 mije euro per filmin shqiptar
- Botuar: 14 vite më parë
- Shkruar nga:
“Agon”, Eurimages jep 140 mije euro per filmin shqiptar
Nje projekt filmik qe mbeshtetet mbi temen e emigracionit, ka fituar mbeshtetjen financiare te “Eurimages”.Titullohet “Agon” dhe eshte me skenar dhe regji te Robert Budines. Sipas nje njoftimi nga Qendra Kombetare Kinematografike (QKK), mesojme se ne takimin e radhes se “Eurimages”, qe u zhvillua ne Helsinki, nga 6-10 qershor, nga 47 projekte filmash me metrazh te gjate, nga vende te ndryshme te Europes, te paraqitura per te perfituar mbeshtetje financiare nga ky organizem, u perzgjodhen 19 fitues. Midis tyre u radhit dhe projekti shqiptar me titull “Agon”, me skenar dhe regji te Robert Budines, prezantuar nga shtepia filmike “Erafilm”, me producente Sabina Kodra. Shqyrtimi i dosjeve zgjati 3 dite. Sipas QKK-se, projekti shqiptar u shpall fitues me 30 pike, duke fituar nje fond prej 140 000 eurosh.
Filmi
“Agon” eshte nje histori mergimi dhe integrimi. Ai trajton historine e dy vellezerve shqiptare qe jetojne e punojne ne vendin fqinj, Greqi, ku njeri perpiqet te integrohet atje me pune te ndershme, ndersa tjetri, per shkak te moshes se re, mashtrohet prej fitimit te shpejte, duke u futur ne nje rruge pa krye, me trafiqe te paligjshme e perballje te rrezikshme. Ngaterrese kjo e cila nuk mund te mos perfshije edhe vellain e madh, i cili nuk mund te qendroje indiferent, teksa i vellai bie ne humnere. Filmit nuk do t’i mungoje edhe nje linje dashurie mes nje shqiptari (vellait te madh) dhe nje grekeje, nje lidhje e paragjykuar, e cila do te hase jo pak veshtiresi. E duket se ky skenar, i cili nuk mbetet vetem brenda kuadrit shqiptar, ka terhequr jurine e “Eurimages”. Por edhe pa fituar mbeshtetjen e Forumit Europian te Kinematografise, Budina i kishte vene ca pune ne vije. Teksa ka gjetur bashkeproducentet (Lilette Botassi nga “Inkas Film”, Greqi, Dan Burlac nga “Elefant Film”, Rumani, Guillame De Seille “Arizona Film”, France), ka realizuar gjysmen e punes per kastin e aktoreve. Tanime eshte zgjidhur pala greke. Behet fjale per aktoren Isabella Kogevina dhe Andonis Kafetzopulos. Sa i takon pales shqiptare, audicionet jane ende te hapura. Ato kane nisur qysh ne daten 30 maj ne ambientet e Akademise se Arteve (ora 14:00-17:00), ku stafi realizues po zhvillon kinoprova me te rinj nga 17-30 vjeç. Pas plotesimit te kastit, pritet qe xhirimet te nisin ne tetor.
Konkurrimi
Projekti i filmit “AGON” ka kaluar me pare permes perzgjedhjes se Qendres Kombetare te Kinematografise. Ne qershor te vitit 2010, Keshilli i Miratimit te Projekteve prane QKK e ka shpallur ate nje nga projektet fituese, duke i dhene te drejten e mbeshtetjes financiare. Pas mbeshtetjes se QKK, ky projekt ka gjetur partnere bashkeprodhues ne Greqi, Rumani dhe France. Keshtu qe, perpara jurise se “Eurimages” projekti u mbrojt nga perfaqesuesi shqiptar ne “Eurimages”, kryetari i QKK, Artan Minarolli, si dhe perfaqesuesit greke, rumune dhe ai francez. Financimi per realizimin e filmit shqiptar nga “Eurimages” konsiderohet nga QKK si nje tjeter sukses i kinemase shqiptare. “Me mbeshtetjen e ketij projekti nga organizmi i rendesishem europian, konfirmohet edhe nje here niveli shume i mire i kinemase shqiptare dhe i ketij projekti ne veçanti”, thuhet ne komunikaten per shtyp.
Mbeshtetja e dyte
“Eurimages” eshte Fondi Europian per mbeshtetjen e bashkeprodhimeve dhe shperndarjes se veprave krijuese kinematografike dhe audiovizuale. Shqiperia eshte bere anetare ne “Eurimages” ne shtator te vitit 2009. “AGON” eshte projekti i dyte shqiptar qe fiton ne “Eurimages”, mbas filmit “Amnistia”, i cili deri me tani ka marre pjese ne disa festivale prestigjioze, si ai i Berlinit, ku ka fituar edhe çmim, si dhe eshte shfaqur edhe ne kinemate shqiptare.