‘Koka’ gjigante ne lumin Hudson

‘Koka’ gjigante ne lumin Hudson
Ky ishte një zbulim i beftë edhe për vetë lumin Hudson, në New York ku në fakt gjenden shumë mbeturina që mblidhen nga të gjitha anët. Ekuipazhi i kanotazhit të Marist Ciollege gjatë një stërvitjeje disa ditë më parë në këtë lumë ka hasur në një gjetje të pazakontë; një kokë gjigante, me sa duket pjesë e një statuje me përmasa shumë të mëdha, e krijuar me polisterol dhe qelq.  Origjina e kokës, e cila ka pamjen e statujave greko-romake, mbetet ende mister, ndërsa mendohet se ajo mund të ketë qenë pjesë e ndonjë skenografie teatri, ose ndoshta një dëshmi e vonë e uraganit Sandy, që goditi disa muaj më parë New York-un duke shkaktuar dëme kolosale.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama