“Lejleket nuk vijne me” ne Korce

“Lejlekët nuk vijnë më”, në Korçë
Fillimisht Kulla i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij aktorja Zhuljeta është takuar më studentë të universitetit F.Noli ku eshte folur rreth këtij libri dhe më pas është pritur nga zv/kryetari i Bashkisë Arjan Bejko i cili pasi ka vlerësuar krijimtarinë e Kullës në fushën e humorit i ka kërkuar që të bashkëpunojë me aktorët e trupës së Teatrit A.Z.Çajupi për të vënë një pjesë nga veprat e tij në skenë.

“Si bir i Korcës- ka theksuar Bejko, -pavarsisht se keni kontribuar shumë në Teatrin e Fierit është një detyrim reciprok që kemi bashkarisht ndaj publikut Korcar”. Ndërsa vetë Kulla është shprehur i gatshëm për të bashkëpunuar me këtë trupë.

“Edhe unë e ndiej detyrim ndak bashkëqytetarëve të mi të kontribuoj në fushën e arktrimit ”- ka thënë Pëllumb Kulla.


Artan Grabocka  : Gazeta Albania

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama