Ky konkurs i vellos, pas publikimit të karikaturave të Muhamedit, rindezi sërish debatin në Danimarkë. Organizatorët e këtij aktiviteti thonë se, “ të vendosësh një vello, nuk do të thotë që të fshehësh bukurinë e femrës”, por nuk janë të një mendimi përfaqësuesit e shoqërisë islamike në Danimarkë. Ato thonë se sipas Kuranit, velloja ka lindur për të fshehur sensualitetin e femrës dhe u bëri thirrje grave myslimane të mos marrin pjesë në konkurs. “Nuk duhet të shfaqin bukurinë e tyre”.
Pikërisht një muaj më parë, qeveria daneze vendosi që grave-gjyqtare t’u ndalohet të mbajnë vello në gjykatë. Por 48 për qind e danezëve nuk janë kundër mbajtjes së vellos në ambiente pune, sipas një sondazhi.
Nga : Gazeta Shekulli