Deri tani kanë qenë në Britaninë e Madhe, Kanada, Shtetet e Bashkuara, Madrid dhe Paris. Por çdo gjë është mbyllur edhe pse janë përgatitur për turin e tyre në Australi, Argjentinë, Kinë, për të përfunduar me një koncert gjigant në Toronto të Kanadasë më 26 shkurt. Kanë qenë impenjimet e tyre familjare, siç citohet, shkaku i ndërprerjes së turit të tyre, duke theksuar se kanë qenë dy pjesëtare të grupit “Mels”, që nuk kanë dashur të vazhdojnë më. Mel B nuk ka pasur për të bërë asgjë. Asaj i mungonte i shoqi dhe fëmijët dhe thekson se nuk mund të vazhdojë dot më tej. Ajo madje është detyruar të tërhiqet në SHBA edhe pas suksesit te “Të kërcesh me Yjet”. Mel C ka theksuar se ka ardhur momenti të thërrasë ditën. Ka shtuar se mund të vazhdojë të mbajë mirë edhe karrierën e saj si soliste. Zyrtarisht kjo është theksuar nga një zëdhënës i grupit të vajzave. Për fat të keq, turi i tyre duhet të përfundojë në mes të muajit shkurt për shkak të impenjimeve familjare e personale për Emmen, Gerin, Mel B, Mel C dhe Viktoria Beckham. Është theksuar se turi do të përfundonte në mes të muajit qershor, pas koncerteve në Europë dhe Shtetet e Bashkuara, ndërsa vajzat kishin planifikuar koncerte në Australi, Kinë, Afrikën e Jugut dhe Argjentinë.
Vajzat duan të kthehen në normalitetin e jetës familjare, te fëmijët duke i çuar në shkolla. Kush e di se ç’mund të sjellë përsëri e ardhmja! “Spice Girls” kanë theksuar njëzëri se “kemi pasur një kohë të mrekullueshme gjatë këtyre tre muajve. Ka qenë e mrekullueshme të ishim sërish së bashku dhe të shihnim fansat tanë. Duam të falënderojmë të gjithë ata që kanë ardhur dhe na kanë ndjekur. Ishte gjithçka një çmenduri dhe nuk mendojmë se do ta harrojmë këtë moment”, - shprehen vajzat. Ndërsa në lidhje me koncertet e anuluara, ku përfshihen të gjitha vendet e planifikuara, “Spice Girls” bëjnë të ditur se nuk do të vazhdojnë më tej. “Na vjen me të vërtetë keq që nuk do të mund të na shihni sërish këtë herë së bashku. Kemi shumë impenjime të tjera në jetën tonë, por nuk e dimë ende se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen”, – shprehen ato. Turi i ndërprerë ishte menduar që të përfundonte në mes të qershorit, duke shkuar në Cape Town të Afrikës së Jugut, Buenos Aires, Pekin dhe Sidnej, por gjithçka është anuluar duke përfunduar me një koncert të madh në Londër.
E. Myrteza : Gazeta Albania