‘Therrmija e Zotit’ eshte gjetur pritet deklarata publike

‘Therrmija e Zotit’ eshte gjetur, pritet deklarata publike
Shkencëtarët në qendrën kërkimore CERN pritet të shpallin se kanë zbuluar ‘Thërrmijën e Zotit’. E njohur edhe me emrin thërrmija Higgs, kjo pjesëz dyshohej se ekzistonte, por ishte e pakapshme.

Pesë fizikantë shumë të njohur pritet të dalin në një konferencë për shtyp të mërkurën, çka ka rritur spekulimet se ata do konfirmojnë zbulimin e kësaj thërrmije. Shkencëtarët pritet të konfirmojnë se janë 99.99 përqind të bindur se e kanë gjetur thërrmijën. Mes të ftuarve në konferencë do jetë edhe vetë Peter Higgs, profesori britanik, emrin e të cilit mban kjo thërrmijë.

Thërrmija Higgs shihet gjerësisht edhe si çelësi për të kuptuar universin. Shkencëtarët thonë se ajo u jep masë grimcave që përbëjnë atomin. Pa pasur masë, këto thërrmija thjesht do vërdalloseshin në univers me shpejtësinë e dritës, pa qenë në gjendje që të bashkohen për të formuar atomet, që përbëjnë gjithçka në univers, nga planetet tek njerëzit.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama