Sonda RBSP e NASA-s e hedhur në hapësirë për të studiuar fushën elektro-magnetike të Tokës, regjistroi tingujt e asaj që shkencëtarët e quajnë prej kohësh “kori”. Në fakt bëhet fjalë për tingujt e lëshuar nga lëvizjet me shpejtësi marramendëse të mikrotrupave që rrethojnë planetin tonë.
Tingujt kanë ngjashmëri me “këngët e zogjve” dhe është hera e parë që regjistrohen në një format të tillë. Sonda RBSP (Radiation Belt Storm Probes) u hodh në hapësirë më 30 gusht me synimin për të studiuar fushat radioaktive që rrethojnë planetin tonë.