‘Titaniku’ rinis udhetimin

‘Titaniku’ rinis udhetimin
Eshtë një ndër fituesit më të mëdhenj të çmimit Oskar, por njëkohësisht edhe emri i koduar i fjalës tragjedi: Titanik. Tashmë një miliarder australian ka nisur nga puna për të rikrijuar anijen legjendare që u fundos në mënyrë tragjike në vitin 1912 në udhëtimin e saj të parë dhe të fundit duke shkaktuar mijëra të vdekur.

Clive Palmer ka vendosur të investojë 1 mln dollarë për kabinën e klasit të parë të Titanic II, projekt i cili po bëhet realitet në Kinë dhe mendohet ta nisë udhëtimin e vet mitik në vitin 2016, duke rimarrë itinerarin e anijes fatkeqe të shek XX, nga Southampton në New York, me shpresë se ndryshe nga anija e parë, do të arrijë në destinacion. I pyetur nëse ky Titanik, ndryshe nga i pari do të jetë e pamundur të fundoset, Palmer përgjigjet thjesht, se kjo është e paparashikueshme plotësisht.

“Çdo gjë mund të fundoset nëse në mes të saj krijohet një vrimë e madhe”, tha ai, megjithëse shprehu besimin se Titaniku i tij do të arrijë në destinacion.

Anija e re do të jetë një klon i të parës, duke përfshirë banjën turke dhe shkallët e mëdha me zbukurime të gdhendura nga të cilat zbrisnin Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet në filmin e vitit 1997 të James Cameron, por do të ketë edhe disa gjëra të cilat Titanik I nuk i kishte si ajër të kondicinuar dhe varka shpëtimi mjaftueshëm për të gjithë. Anija do të ketë tre klase të ndarë nga njëri tjetri, ashtu si edhe në film dhe do të ofrojë kostume të periudhës për pasagjerët.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama