‘Tradhtia’ ne martese kureshtare edhe per shqiptaret

‘Tradhtia’ ne martese, kureshtare edhe per shqiptaret
Hulumtimet e bëra në mesin tonë, tregojnë se lidhja jashtëmartesore është bërë dukuri kureshtare. Sot, në jetën me aq strese dhe nxitje për arritje të mëdha, është vështirë të gjendet personi, që së paku një herë nuk ka tentuar të tradhtojë bashkëshortin.

Hulumtimet e bëra nga Mr. sci. Enver Çesko, psikolog, psikoterapist, tregojnë se lidhja jashtëmartesore është bërë dukuri kureshtare. Bashkëshortët e sodit, në qëndrimet e tyre për besnikërinë bashkëshortore janë shumë më tolerant se kurdoherë më parë. Një gjë të tillë na tregojnë rezultatet e hulumtimit, se 65,86 për qind të bashkëshortëve (prej tyre 70,70 për qind të meshkujve dhe 83,17 për qind të femrave të martuara), deklarojnë se ‘varësisht prej situatës, tradhtia e njërit prej bashkëshortëve duhet të kuptohet dhe të arsyetohet’.

Se ‘tradhtia’ në martesë është dukuri normale, prandaj edhe nuk duhet kuptuar tragjike’, theksojnë 63,11 për qind të bashkëshortëve dhe 71,16 për qind të bashkëshorteve. Mendimet e respondentëve dëshmojnë, që 54.82 për qind të bashkëshorteve dhe 48,50 për qind të bashkëshortëve, tradhtojnë ose i kanë tradhtuar bashkëshortët e tyre në jetën martesore. Në shumtën e rasteve, arsye më e shpeshtë e tradhtisë në jetën bashkëshortore është motivacioni i frikës për të pranuar jetën bashkëshortore me stilin e njëjtë të jetës.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama