‘Valentina’ aroma me e mire e 2012-es

‘Valentina’, aroma me e mire e 2012-es
Parfumi është një nga aksesorët më të preferuar si nga femrat ashtu edhe nga meshkujt. Të gjithë duam të ndjekim tendencat më të fundit. Kërkojmë që të blejmë ato që kanë firmën më të mirë. Por kush është cilësuar marka dhe parfumi më i mirë për vitin 2012?

Është Valentino me parfumin më të ri të hedhur në treg “Valentina”, që ka marrë çmimin aroma më e mirë. Nuk ishte vetëm aroma që spikati në marrjen e çmimit por edhe paketimi e cila ishte padyshim një ndërthurje mes sofistikimit, me ngjyrë transparente dhe tre lule të çmuara me pelhure e bëjnë atë një shishe unike.

Në veprimtarinë që u organizua nga ‘Akademia e Parfumve’ nuk ishte vetëm Valentino fitues por edhe dhjetë finalist të tjerë, disa nga emrat më të njohur të markave të parfumeve si: Acqua di Parma me Jasmine Noble, Mon Bulgari Jasmin Noir, Versace Yellow diamante, Candy Prada, Yves Saint Laurent Saharienne. Por Valentino ka mbizoruar këtë hërë, me krijimin e tij më të ri,’Valentina’.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama