Eurogrupi i perplas deren ne fytyre Greqise falimentimi shume afer

Eurogrupi i perplas deren ne fytyre Greqise, falimentimi shume afer

Eurogrupi i ka përplasur derën në fytyrë Greqisë dhe tashmë falimentimi i shtetit helen duket më pranë se kurrë.

 

Ministrat e Jashtëm të Eurozonës pas nëj mbledhje të bërë në pasditen e së shtunës dolën në një vendim të përbashkët.

 

Ata i thanë “Jo” kërkesës së Athinës zyrtare për të zgjatur programin e ndihmës përtej 30 qershorit kur dhe përfundon afati.

 

Në një konferencë për shtyp kreu i Eurogrupit Jeroen Dijssebloem shprehu keqardhjen për mungesën e një marrëveshjeje.

 

Ai tha se afati për Greqinë përfundon të martën dhe parashikoi ditë të zeza për kombin grek.

 

“Programi përfundon ditën e martë dhe mendoj se situata në Greqi do të përkeqësohet me ritme të përshpejtuara pas këtij vendimi. Ndjehem i keqardhur për ato që mund të ndodhin në javët në vazhdim”, tha Dijssebloem.

 

Dijssebloem foli edhe për referendumin duke thënë se është një gabim.

 

“Është e padrejtë të thërriten qytetarët, pasi është një vendim i vështirë për ta”, tha ai.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama