Europa pastron mbeturinat elektronike

Europa pastron mbeturinat elektronike
Komisioni Mjedisor i Parlamentit Evropian miratoi, me votë pothuajse unanime, propozimi për ndryshimin e Direktivës për pajisjet e mbeturinave elektrike dhe elektronike (WEEE).Në një njoftim për shtyp të kohëve të fundit zëdhënësi i këtij komisioni njoftoi se ndryshimet kanë për qëllim mbledhjen dhe risistemimin deri më 2016, të 85% të të ashtuquajturave “e-mbeturina” në Evropë. Vota pozitive në një lexim të dytë të ndryshimeve në Direktivën 2002/96/EC (Direktiva për  WEEE – Mbeturinat e pajisjeve elektrike dhe elektronike), hap rrugën për votën e Parlamentit Evropian në një seancë plenare të planifikuar për në janar 2012 dhe për negociatat e mëvonshme me Këshillin Evropian në lidhje me miratimin dhe aplikimin në Shtetet Anëtare të BE.

Qëllimi i direktivës së re është të lehtësojë tërheqjen nga tregu të produkteve elektronike dhe për të penguar operatorët e paskrupullt që ti transportojnë ilegalisht mbeturina të tilla jashtë Bashkimit Evropian. Shteteve Anëtare të BE do tu kërkohet të rritin përqindjen e mbledhjes dhe riciklimit të pajisjeve elektrike shtëpiake, frigoriferëve, telefonave celular dhe të gjitha mbetjeve të tjera elektronike dhe për të lehtësuar kthimin mbrapsht të pajisjeve elektronike të konsumit nga njerëzit që nuk duan ti përdorin më ato. Pajisje shumë të vogla, në fakt, janë hedhur sistematikisht në plehra, pavarësisht se përmbajnë substanca të dëmshme, në mënyrë që konsumatorët duhet të lejohen të kthejnë në dyqan, pa pagesë, pajisjet e vogla elektronike që nuk i përdorin më.

Cilat produkte?

Europarlamentarët ngulin këmbë që mbeturinat duhen llogaritur me sasinë e produkteve të prodhuara, dhe jo me ato që janë hedhur në treg.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama