TIRANE, 2 Nentor/ATSH/- Presidenti i së majtës në Parlamentin Evropian, Gianni Pittella, mbërrin sot për një vizitë disa ditore në Tiranë.
Pas takimeve në Tiranën zyrtare, Pittella do të vijojë turin në Maqedoni dhe në Serbi së bashku me raportuesin për Shqipërinë në PE Knut Fleckenstein.
Kjo vizitë e ndarë në dy pjesë e cila nis në Shqipëri lidhet me ecurinë e reformave të cilat do të çojnë vendin drejt hapjes së negociatave për ne Bashkimin Evropian me kushtin që këto vende të jenë në përputhje me kriteret e parashikuara për anëtarësimin në Union.
Në një intervistë dhënë për të përditshmen "La Gazzeta del mezzogiorno", Gianni Pittella është shprehur se "ndjehet mjaft i nderuar dhe i kënaqur që në Tiranë do të vlerësohet "Qytetar Nderi" duke marrë çelësat e këtij qyteti për impenjimin e tij politik në favor të Shqipërisë."
Europarlamentari italian shumë herë është shprehur publikisht në favor të pranimit të Shqipërisë në BE.
"Populli shqiptar, shprehet ai, më pëlqen shumë, e duhet ndihmuar për ta fituar këtë sfidë. Dalëngadalë komuniteti shqiptar e qeveria po realizojnë objektivat e progesit, si lufta kundër korrupsionit, rritja ekonomike e kohezioni social, që janë dhe kërkesat e Bashkimit Europia për ta pranuar."
"Edhe pse kemi vendosur një tip moratoriumi që nuk lejon deri më 2019 hyrjen e asnjë vendi në BE, ne po punojmë që Shqipëria (më pas janë dhe Maqedonia e Serbia) deri më atëherë mund të aderoj në BE."
"Një tjetër temë që do të diskutoj në Shqipëri", u shpreh europarlamentari Pitella, do të jetë dhe tema e refugjatëe.
"Vendet ballkanike janë rruga e tranzitit për të mbërritur më pas në Gjermani e Suedi. Apeli im është për një aftësi mikpritje e trajtim dinjitoz ndaj refugjatëve, si dhe një bashkëpunim maksimal mes vendeve përgjatë rrugës ballkanike. Rruga e ndërtimit të mureve nga një vend në tjetrin nuk na çon askund", tha ai. /a.g/