Europiani ne France regjistron viktimen e tij te pare

Europiani në Francë regjistron viktimën e tij të parë

Orët e para të mëngjesit të sotëm kanë shënuar viktimën e parë të Europianit që po zhvillohet në Francë. Ndonëse përplasjet kanë qenë të shumta midis tifozerive angleze dhe ruse, ku ka pasur mbi 35 të plagosur që kanë përfunduar në spital, viktima e parë është një tifoz i Irlandës së Veriut.

13446311_1195749313777733_1809385967_o

Sipas policisë franceze, tifozi ka humbur jetën rreth orës 2 të mëngjesit të sotëm, si pasojë e një rënieje nga një lartësi prej 8 metrash në det.

Policia e Nicës është duke vazhduar hetimet për të përcaktuar shkakun e vdekjes, edhe pse paraprakisht mendohet të ketë qenë aksidental.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama