Kënga “Nuk munden pa ty” e shkruar nga Ardit Gjebrea dhe Pirro Cako fitoi çmimin e parë të Festvialit të 48 të Radio Televizionit Shqiptar, që u zhvillua mbrëmë.
Cmimin e dytë e mori Anjeza Shahini me këngën “Në pasqyrë” , vendin e tretë e mori Kamela Islami me këngën 'Gjëra të thjeshta'.
Natën e mbrëmshme u kënduan 20 këngë, ndërsa evenimenti i festivalit u zhvillua në 4 ditë rresht. Natën e parë kënduan profesionistët. Nata e dytë ishte rezervuar për të rinjtë, nga ku u përzgjodhën 2 këngëtarë. Natën e tretë këngëtarët performuan në duet këngët e tyre.
Juria që përzgjodhi këngët përbëhej nga Zana Çela (producente), Luan Zhegu (kantautor), Flamur Shehu (kompozitor), Agron Tufa (shkrimtar), Olen Çezari (violinist), Vikena Kamenica (mexo-soprano), Saimir Braho (këngëtar).
Festivali u prezantua nga cifti Alban Skënderaj dhe Miriam Cani.
(s.g/balkanWeb)