Me një shifër të tillë, ky komunitet arrin të kapë jo pak, por 6% të popullsisë evropiane në total. Ndërkaq, raporti i Eurostat pohon, ndër të tjera, se për nga madhësia e tyre, si komunitet emigrantësh, qytetarët turq në BE ndiqen nga ata marokenë, të cilët numërohet të jenë 1.7 milionë, dhe pas tyre rendit shqiptarët me mbi 1 milion. Pas tyre, ekspertët evropianë të statistikave listojnë kinezët, me një prani të ligjëruar prej më se 621 mijë të tillë në vendet e Bashkimit Evropian, si dhe ukrainas, të cilët janë gati po në këtë masë në kontinentin e vjetër. Në fund të listës renditen komunitetet e algjerianëve, rusëve dhe amerikanëve, me një shifër gati të përafërt të pranisë së tyre në BE, gati 500 mijë.
Ndërkaq, raporti i Eurostat tregon se si Gjermania është vendi i popullsisë së shtëpisë më të madh të qytetarëve turq me 1.83 milionë, çka tregon se ky është shteti që strehon më shumë se gjysmën e popullsisë së qytetarëve të Turqisë në Bashkimin Evropian. Ndërsa për shqiptarët, vendi që i pret më shumë në BE është Greqia, me rreth 600 mijë të ligjëruar, që banojnë në këtë vend, dhe më pas Italia me rreth 400 mijë, sipas shifrave më të fundit të deklaruara në mënyrë zyrtare nga Instituti Italian i Statistikave.
Listimi i komuniteteve
Turqit 2.4 milionë
Marokenët 1.7 milionë
Shqiptarët 1.1 milionë
Kinezët 620 mijë
Ukrainasit 600 mijë
Algjerianë 590 mijë
Rusë 570 mijë
Amerikanë 510 mijë