Eurovizion 2008 Shqiperia perfundon konkurimin ne naten finale

BEOGRAD - Shqipëria ka kënduar e treta në natën finale të “Eurovizion 2008”. Duartrokitje dhe brohoritje kanë shoqëruar këngën në shqip “Zemrën lamë peng” të kunguar nga Olta Boka.

Shumë spektatorë në sallën e Eurovizionit këtë vit në kryeqytetin e Serbisë kanë ndjekur tingujt e këngës shqiptare duke e shoqëruar vazhdimisht nga valët e duarve të spektatorëve të sallës jo vetëm ata shqiptarë por edhe të vendeve të ndryshme. Në natën finale të “Eurovizion 2008” Olta Boka ka përballuar me sukses të gjithë emocionin dhe skenën madhështore të konkursit të këngës evropiane.

Kënga shqiptare “Zemrën lamë peng” është kompozuar nga Adrian Hila me tekst të Pandi Laços dhe u këndua nga Olta Boka Festivalin e fitoj Rusia.


(A.S/Balkanweb)


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama