Eurovizion kengetarja serbe fyen perfaqesuesit e Shqiperise Idiot i shpupurisur

Eurovizion, kengetarja serbe fyen perfaqesuesit e Shqiperise: Idiot i shpupurisur
Këngëtarja serbe e cila fitoi festivalin e Eurosong në vitin 2007 ka fyer gazetarët shqiptarë si dhe përfaqësuesit e Shqipërisë në Eurovizion,  Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko.

Këngëtarja serbe, Marija Sherifoviç, e pranishme në konferencën për mediat ka reaguar ashpër gjatë pyetjeve që gazetarët shqiptarë i kanë drejtuar përfaqësuesve të Serbisë në Eurosong lidhur me veshjet e tyre. Gazetarët e kanë pyetur palën serbe se kush ua ka përgatitur kostumet dhe pse personin përgjegjës nuk e kanë dërguar menjëherë në shtëpi. Këngëtarja dhe fituesja e festivalit të 2007-s, Marija Sherifoviç, ka reaguar me nervozizëm, shkruan portali serb, “Kurir”. “Shihni se si dukeni ju”, – ka thënë Sherifoviç.

Sherifoviç nuk është mjaftuar me ofendimin ndaj gazetarëve shqiptarë, por ka fyer edhe përfaqësuesit e Shqipërisë, Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko, duke shkruar në profilin e saj në Twitter: “Pse ulëret, idiot i shpupurisur”.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama