Eurozona eshte gati per skenarin Grexit

Eurozona eshte gati per skenarin Grexit

Presidenti i Komisionit Europian është i prerë bashkimi monetar ka llogaritur çdo detaj. Kreditorët e Greqisë e kanë përgatitur planin se si do të veprojnë nëse vjen puna për të përjashtuar vendin borxhli nga eurozona.


“Komisioni është i përgatitur për çdo gjë”, tha për median, Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker pas një takimi të udhëheqësve së Eurozonës në Bruksel. “E kemi një skenar “Grexit”, gati deri në detaje”.


Ky do të ishte një veprim i paparë në historinë e monedhës moderne europiane, që shënon humbjen e besimit të partnerëve europianë te Greqia.


Udhëheqësit europianë i kanë dhënë kryeministrit Aleksis Cipras afat deri të dielën për të gjetur një zgjidhje për krizën e borxhit grek, përpara se të fillojnë lëvizjet për ta përjashtuar vendin e tij nga monedha e përbashkët.


“Jam fuqimisht kundër Grexit por nuk mund ta ndaloj atë nëse qeveria greke nuk bën atë që kemi pritur e kujtuar se do të bënte për të respektuar dinjitetin e popullit grek”, tha Juncker.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama