Profesor Steve Jones, thotë se janë tre motive për të cilat nuk regjistrohen më mutacione të rëndësishme genetike: në pjesën më të madhe të historisë së njeriut, kushtet e jetës ishin kaq të vështira në tokë, sa seleksionimi natyral ka qenë shumë i fortë, ndërsa sot, progresi teknoligjik ka bërë të vetën dhe shumë gjera janë thjeshtësuar në aspektin e jetës e njëkohësisht ka rënë rezistenca.
Pastaj në erën e globalizimit, popujut e ndarë nga pjesa tjetër e botës gati nuk ekzistojnë më. Faktor i tretë, më i diskutuari në studimin e fundit, është fakti se gjithmonë e më pak ka meshkuj që bëhen baballarë në moshë të avancuar.
“Tek meshkujt, numri i ndarjes së qelizave të nevojshme për të arritur nga një spermatogjen deri në formimin e një spermatozoidi të pjekur rritet me kalimin e viteve. Herë pas here kur ka një ndarje ka mundësi që të ndodhin gabime gjenetike. Për një mashkull 29-vjeç janë verifikuar rreth 300 ndarje mes spermës së krijuar dhe asaj që kalon tek fëmija: cdo ndarje krijon një mundësi për gabime, mutacione ose ovolucione”- shpjegon kërkuesi, duke theksuar se pikërisht kjo gjë ul mundësinë për ndryshime gjenetike tek fëmijët.