Evolucioni interneti ndryshon trurin

Evolucioni, interneti ndryshon trurin

Gary Small, neuroshkencëtar në Kaliforni, i specializuar për funksionet cerebrale

ka zbuluar se kërkimet në internet e kanë bërë trurin më të aftë për të filtruar informacionin dhe më të shpejtë për të marrë vendime të rëndësishme.

Por ndërkohë që teknologjia mund të përmirësojë kreativitetin, mund edhe të krijojë persona të varur nga interneti, që jetojnë virtualisht dhe që pas disa kohësh nuk bëjnë dot ndryshe.

Small thotë se personat e së ardhmes do të jenë ata më një miks aftësish teknologjike dhe sociale.

“Jemi duke parë një ndryshim evolutiv. Më të mirët e së ardhmes do të jenë ata me aftësi teknologjike, por edhe në gjendje të ndërveprojnë ballë për ballë. Ata që do të dinë, kur përgjigja më e mirë është një email ose një mesazh i lënë në mënyrë elektronike”- shpjegon ai.

Në librin e tij të katërt, Small vrojton se si teknologjia ndikon tek mendjet e të rinjve, si funksionojnë dhe si e interpretojnë informacionin që marrin. Sipas tij, truri është shumë i ndjeshëm ndaj ndryshimeve ambientale.

Madje në rastin e përdoruesve të webit, është zbuluar se ata më ekspertët e kanë të dyfishuar aktivitetin e zonës së trurit që kontrollon pushtetin për të marrë vendime dhe arsyen, në dallim nga fillestarët.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama