Katër persona të epokës së gurit të gjetur në shpella, në Kinë, mund të jenë specie krejtësisht të reja humane, dhe sipas arkeologëve, ky zbulim mund të hap një kapitull të ri në historinë e evolucionit. Fosilet janë gjetur në dy shpella dhe i përkasin një populli të panjohur më parë të epokës së gurit, dhe kanë një përzierje të pazakontë të karakteristikave të lashta dhe moderne.Të quajtur si “Drerët e kuq “ për shkak të kafshëve që ata gjuanin, datojnë në mes 14.500 dhe 11.500 vjet më parë, dhe janë fosilet më të reja humane të gjetura në Azi. Zbulimi “Drerit të kuq” sjell të dhëna befasuese për popullin e hershëm të Azisë, thotë profesor Curnoe nga Universiteti “New South Wales.” Ata do të kenë ndarë tokën me njerëzit modern, në një kohë kur kultura e hershme bujqësore në Kinë, sapo kishte filluar, thotë ai. Profesori ka shpjeguar në revistën “PLoS One”: “Këto fosile të reja mund të jenë të një specie të panjohur më parë, që i kanë mbijetuar deri në fund epokës së akujve, rreth 11.000 vjet më parë.