Evropa lancon satelitin e motit

Evropa lançon satelitin e motit
Meteostat 10 është sateliti i fundit që Evropa ka lëshuar në orbitë për të parashikuar kushtet e motit. Ai pritet të mbajë një vështrim konstant në zhvillimin e sistemit të motit. Pajisja është platforma e 10-të e Meteosat që shkon në hapësirë që nga viti 1977. Fotografimet e tij do të japin parashikime të përditshme për publikun përmes agjencive rajonale të licensuara në të gjithë Evropën. ‘Verifikimi dhe testimi i satelitit ka zgjatur dy muaj.

Ne presim të publikojmë imazhin e parë më 6 Gusht’- tha Alain Ratier, drejtor i EUMETSAT, organizatë për motin në Evropë. Dalja e tij në hapësira zgjati 34 minuta dhe shpejtësia orbitale e satelitit do të krahasohet me atë të rrotullimit të Tokës duke i dhënë platformes një pamje konstante të Evropës dhe Afrikës.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama