Turistët nga Kosova nuk do ta vizitonin bregdetin shqiptar, nëse aty shkatërrohen armët kimike siriane. Ky është përfundimi i një ankete të zhvilluar nga gazeta Express në Kosovë. 79 përqind e lexuesve kanë thënë “jo” e përkthyer në shifra 1398 lexues, ndërsa vetëm 368 lexues kanë thënë “po” ose 21 për qind e atyre që i janë përgjigjur pyetjes: A do të jetë Shqipëria për ju një destinacion turistik nëse aty shkatërrohen armët kimike?
Ndërkohë shoqëriva civile në Kosovë i është bashkuar protestave që po zhvillohen në Tiranë për mospranimin nga ana e qeverisë tonë të armëve kimike siriane. Turistet nga Kosova perbejne numrin me te madh te turisteve gjate sezonit turistik te veres ne vendin tone.