EA Sports ka bërë të ditur se FIFA 15 do të publikohet më 25 shtator në Evropë. Në serinë e re të lojës së futbollit do të jetë si kapak imazhi i Lionel Messi-t. Kjo është hera e katërt që Messi është imazhi kryesor i lojës së famshme. 27-vjeçari mban rekordin e numrit të golave të shënuar në një vit (91) dheështë lojtari i vetëm që ka fituar katër herë Topin e Artë. Gjatë Kupës së Botës, Messi ishte kapiteni i Argjentinës duke udhëhequr ekipin deri në finale, ku u mund nga Gjermania 1-0. Në Brazili, ai shënoi 4 gola.