FMN Klima e biznesit eshte e dobet. Qeveria eshte shume e mire.

FMN: Klima e biznesit është e dobët. Qeveria: është shumë e mirë.

Ndryshe nga pretendimet e qeverisë, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) pohon se klima e biznesit në Shqipëri nuk është e mirë. Për të disatën herë, edhe në raportin e djeshëm, FMN shprehet kritike për mbarëvajtjen e reformave të qeverisë dhe këshillon përballjen e problemet kryesore që ndikojnë klimën e biznesit.

Ndër të tjera, raporti thekson:

Ndërkohë, Kryeministri Rama dhe Ministri i Financave Ahmetaj duket se e shohin ndryshe realitetin ekonomik dhe klimën e biznesit.

Dy ditë më parë, në një mbledhje të Këshillit Ekonomik Kombëtar, Kryeministri Rama u shpreh:

Një javë më parë, edhe Ministri i Financave Arben Ahmetaj, iu drejtua sipërmarrësve me fjalët, "shijojeni pranverën e lënies prapa të krizës!"

Por përfaqësuesi i FMN-së Jens Reinken iu përgjigj Ministrit Ahmetaj në mënyrë direkte dhe duke lënë mënjanë diplomacinë, "kur unë flas me përfaqësues të sektorit privat marr përshtypjen se ata nuk janë në humor për të shijuar ndonjë gjë."


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama