FMN Taksat e reja me mire se pritej

FMN: Taksat e reja me mire se pritej

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) publikoi raportin mbi rishikimin e parë të marrëveshjes së zgjeruar me Shqipërinë dhe kërkesën për modifikimin e kritereve të performancës. Sipas raportit, deri në fund të marsit të gjitha kriteret e performancës dhe objektivat strukturore ishin përmbushur, me përjashtim të objektivit strukturor për kontraktimin e auditorëve të jashtëm. Një nga reformat që ka marrë vlerëzimin e FMN-së është reforma në sistemimin e pensioneve. Këta pritet të zhvillojnë auditin e bazuar te risku të ecurisë së pagesave të prapambetura që nuk është përmbushur, por qeveria pret që ta realizojënë javët në vijim. Në kapitullin e rekomandimit të politikave thuhet se nuk do të jenë të nevojshme masa të reja fiskale në vitin 2014, por autoritetet duhet të kenë parasysh rreziqet fiskale që mund të shfaqen.

Pagesa e detyrimeve të prapambetura mund të përshpejtohet,  në momentin që auditi i jashtëm të ketë përparuar në mënyrë të mjaftueshme. Konsolidimi fiskal është në rrugën e duhur, thekson raporti dhe nuk është e nevojshme marrja e masave shtesë për të ardhurat apo shepnzimet në vitin 2014. Objektivi i borxhit i vënë në program, duket i arritshëm. Ndërsa disa lloje taksash po ecin më mirë sesa pritej, performanca është mjaft e ndryshme mes kategorive dhe gjithashtu po rritet përkohësisht nga krijimi i fondeve të papaguara. Në tërësi objektivi për deficitin e buxhetit mbetet i pandryshuar në raport me PBB. Si rrjedhojë, të ardhurat vjetore dhe objektivi i deficitit janë në nivel të përshtatshëm dhe në rrugën e duhur. Për më tepër, autoritetet kanë rënë dakord për një tavan mbi shpenzimet, që do të sigurojë që çdo e ardhur tepër, në rast se do të materializohet, do të kursehet. Shpenzimet kapitale janë ngadalësuar që nga fundi i vitit 2013 për shkak të rivlerësimit të nevojave dhe prioriteteve dhe kapacitetit të burimeve njerëzore të lidhur me tranzicionin e qeverisë.  


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama