Ndryshe nga pretendimet e qeverisë, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) pohon se klima e biznesit në Shqipëri nuk është e mirë. Për të disatën herë, edhe në raportin e djeshëm, FMN shprehet kritike për mbarëvajtjen e reformave të qeverisë dhe këshillon përballjen e problemet kryesore që ndikojnë klimën e biznesit.
Ndër të tjera, raporti thekson:
Ndërkohë, Kryeministri Rama dhe Ministri i Financave Ahmetaj duket se e shohin ndryshe realitetin ekonomik dhe klimën e biznesit.
Dy ditë më parë, në një mbledhje të Këshillit Ekonomik Kombëtar, Kryeministri Rama u shpreh:
Një javë më parë, edhe Ministri i Financave Arben Ahmetaj, iu drejtua sipërmarrësve me fjalët, "shijojeni pranverën e lënies prapa të krizës!"
Por përfaqësuesi i FMN-së Jens Reinken iu përgjigj Ministrit Ahmetaj në mënyrë direkte dhe duke lënë mënjanë diplomacinë: "Kur unë flas me përfaqësues të sektorit privat marr përshtypjen se ata nuk janë në humor për të shijuar ndonjë gjë."