FMN kunder koncesionit te TVSH-se

FMN kundër konçesionit të TVSH-së

Në të gjtiha deklarimet e muajve të fundit, FMN ka shprehur shqetësimin e saj për transparencën e politikave të qeverisë, veçanërisht në lidhje me rreziqet e politikave konçesionare të qeverisë.

Por në deklaratën e djeshme të FMN-së duket se shqetësimi kryesor i Fondit mund të jetë konçesioni i TVSH-së që po përgatit qeveria. Edhe pse konçesioni nuk përmëndet direkt, paralajmërimet e FMN-së janë qartësisht të aplikueshme për këtë konçesion.

Në deklaratë, ndër të tjera, FMN shprehet:

Konçesioni i TVSH-së që po përgati qeveria i shkel haptazi të dyja këto këshilla të FMN-së.

Së pari, zgjedhja e formës konçesionare dhe vetë formula e konçesionit nuk kanë as lidhjen më minimale me ndonjë praktikë ndërkombëtare, madje nuk ka asnjë rast tjetër në botë që të jetë zbatuar një zgjidhje e tillë.

Së dyti, ndikimi i konçesionit tij në përmirësimin e të ardhurave fiskale nuk është analizuar fare, sikurse nuk është bërë transaprente as studimi i fizibilitetit të projektit konçesionar. Për më tepër, pa asnjë vlerësim dhe pa asnjë bazë qeveria ka vendosur t'i japë konçesionarit përfitime skandaloze nga të ardhurat fiskale mbledhja e të cilave nuk ka asnjë lidhje me aktivitetin e konçesionarit.

Konçesioni i TVSH-së është një propjekt i një grupi biznesmenësh të afërt me Kryeminsitrin Rama. Pavarësisht kundërshtimeve publike dhe të specialistëve, Kryeministri Rama duket i vendosur ta realizojë konçesionin.

Shkarkimi i para dy ditësh i Ministrit të Financave Shkëlqim Cani u interpretua gjerësisht si eleminim i pengesës kryesore ndaj këtij konçesioni.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama