Bordi ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar lëvroi këstin e katërt prej 35.9 milionë euro për Shqipërinë. Sipas njoftimit të FMNsë, rimëkëmbja ekonomike është në vazhdim e sipër në Shqipëri, por rritja mbetet nën potencial.
Niveli i lartë i huave me probleme është një ndër shqetësimet që ngre Fondi Monetar Ndërkombëtar, por gjithashtu dhe rritja e kredidhënies mbetet e ngadaltë pavarësisht lehtësimit monetar.
“Autoritetet duhet ti paraprijnë objektivave të deficitit buxhetor 2015 nga rreziku i rënies së të ardhurave nga renta e naftës dhe e presionit të jashtëm. Reduktimi i borxhit publik kërkon angazhim politik për të mbajtur të qëndrueshme konsolidimin fiskal që filloi në vitin 2014”, theksohet në raportin e fundit të FMNsë.