FMN mberrin sot ne Tirane

FMN mberrin sot ne Tirane

Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar, do të mbërrijë sot në kryeqytet, për të analizuar dhe kuptuar më mirë situatën ekonomike-financiare shqiptare. Grupi i ekspertëve të FMN-së do të qëndrojnë në Tiranë për rreth dy javë, ku do të bëjnë takime të shumta me zyrtarë të qeverisë Rama, dhe gjithashtu do të diskutojnë edhe  për superskandalin e vjedhje së Thesarit të Bankës së Shqipërisë.

Në qendër të agjendës së takimeve me qeverinë do të analizohen zhvillimet e fundit makroekonomike, perspektiva e rritjes, bilanci i pagesave, kushtet fiskale, struktura e borxhit dhe parashikimet, qëndrueshmëria e borxhit, diskutimi i strategjisë së menaxhimit të borxhit të brendshëm dhe të jashtëm.

Gjithashtu, pritet të jenë pjese e analizave të këtyre takimeve edhe diskutimet lidhur me nevojat për financim afatmesëm, për politikat mbi mbështetjen e investimeve të huaja dhe mbi të gjitha mënyrat për të reduktuar varësinë nga bankat tregtare.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama