FMN ne 26 gusht ne Tirane

FMN ne 26 gusht ne Tirane

Sipas asaj që bëhet e ditur nga Ministria e Financave, një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar Monetar do të mbërrijë në datën 26 gusht në Tiranë ku për rreth dy javë do të zhvillojë takime zyrtare mbi situatën ekonomike-financiare në Shqipëri.

Sipas burimeve të kësaj Ministrie, në qendër të takimeve me qeverinë do të merren në analizë zhvillimet e fundit makroekonomike, bilanci i pagesave, perspektiva e rritjes ekonomike, kushtet fiskale, struktura e borxhit dhe parashikimet, etj.

Gjithashtu pjesë e agjendës së takimeve të misionit pritet të jenë analiza e treguesve të derisotëm të buxhetit 2014 dhe hartimi i projekt-buxhetit 2015 si pjesë e kontrollit financiar që parashikon gjendjen financiare dhe makroekonomike të ekonomisë shqiptare.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama