FMN ne alarm koncesionet rrezik per Shqiperine

FMN në alarm: konçesionet rrezik për Shqipërinë

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) është tashmë e bindur: rreziku kryesor ekonomik i vendit janë konçesionet.

FMN publikoi, dy ditë më parë, raportin e rradhës mbi marrëveshjen me Shqipërinë.

Sikurse edhe në dy raportet e mëparshme, shqetësimi kryesor i raportit është mungesa e trasparencës qeveritare për konçesionet.

Sipas FMN-së, deri tani qeveria ka dhënë 55 konçesione që arrijnë në total një vlerë rreth 7 për qind të prodhimit vjetor të vendit.

FMN është e mendimit se proçedurat që përdor qeveria për konçesionet nuk kanë asnjë lidhje me praktikat ndërkombëtare. Edhe pse nuk flet haptazi për korrupsion e klientelizëm, duket se FMN ka dyshime serioze se praktikat shqiptare janë në thelb praktika klienteliste.

Të njejtin shqetësim për klientelizëm, FMN e ka edhe në fushën e politikave fiskale duke u shprehur për përjashtime preferenciale nga taksat.

FMN ka shprehur, gjithashtu, shqetësimin për borxhin e lartë publik të vendit; për rritjen ekonomike nën mundësitë e vendit; si dhe volumin ende të lartë të kredive me probleme, pavarësisht masave të marra nga Banka e Shqipërisë.

Rekomandimet kryesore të raporit janë:


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama