Pak orë pa startuar takimi në stadiumin "Skënderbeu" për supersfidën e javës së 35-të të Superiores mes vendasve dhe Partizanit, dy tifo-grupet e skuadrave janë përleshur me njëra-tjetrën.Përplasja ka nisur si pasojë e provokimeve mes të dy tifozërive ku më pas ka përfunduar në konfrontime fizike. Ultrasit kanë qenë të pajisur me flakadanë, shashka me të cilat kanë qëlluar dhe jashtë stadiumit ku kanë thyer dhe xhamat e tij.
Policia ka ndërhyrë për të qetësuar situatën, ndërkohë që bëjnë me dije se nuk ka patur asnjë të lënduar.