Kjo është një foto e rrallë, e publikuar nga historianët shqiptarë. Kongresi i xhonturqve, mbajtur në Paris më 10 shkurt 1902, në shtëpinë e Lefevre Pontalis. Qëllimi i Kongresit ishte që në Perandorinë Osmane të ndryshohej regjimi dhe të shpallej Kushtetuta… Në qendër të fotos është Ismail Qemal Bej Vlora, një ndër drejtuesit e Kongresit, në atë kohë i arratisur nga Turqia… (Foto V.Gribayedoff në “L’Illustrazione Italiana”, 16 shkurt 1902, f.126 / fotokopjuar në “Biblioteca Palazzo Sormani”, Milano). Shpërndare nga Darling Vlora, stërnip i Ismail Qemal Bej Vlorës.