Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj ishte e pranishme dje gjatë pritjes së veçantë që iu rezervua Kombëtares Shqipërie në Bashkinë e Tiranës, aty ku vetë zoti Veliaj i nderoi me "Çelësin" e Tiranës.
Por ajo që nuk pamë nga kjo ceremoni, ishte përqafimi i saj me futbollistin Arlind Ajeti? Arsyeja pse e takoi ndryshe nga të tjerët? Ajola e zbulon vetë.
Në një status në 'Facebook', ajo thotë se është tifozja e tij më e madhe. Dhe ka të drejtë, Ajeti me performancën e tij na ka bërë të gjithëve krenarë.
'Meqe jam pa dyshim tifozja e tij me e madhe ne Republike',-shkruan Ajola në 'Facebook'.
(BalkanWeb)