Mbrojtësi i Bajernit të Mynihu, Davit Alaba, ka pozuar me simbolin e shqiponjës. Foto është publikuar në rrjetet sociale dhe vjen në kohën kur futbollistët e Kombëtares ndodhen në Austri për miqësoren e radhës ndaj Katarit.
Alaba luan për kombëtaren austriake dhe pas miqësores së fundit të zhvilluar në mars me kuqezinjtë, ai foli me nota pozitive për rritjen e cilësisë së lojës në pjesën e dytë (2-1).