Një grup kriminal i përbërë nga shqiptarët dhe italianë nga Roma dhe Napoli janë dënuar me burg. Gjykata e Romës ka dhënë 70 vite burg në total për shtatë të akuzuarit.
Grupi i cili kishte mbrojtjen e mafiozit Massimo Carminato të njohur si "Mbretin e fundit të Romës", merrej me disa aktivitet kriminale përfshirë gjobëvënie dhe trafik të drogës.
Dënimin më të rëndë e ka marrë Arben Zogu, 40 vjeç, i njohur si ultras i ekipit të Lacios. Zogu, i cili njihet me emrin "Riccardino" u dënua me 20 vite burg.
Arben Zogu bashkë me dy shqiptarë të tjerë Orial Kolaj, 30 vjeç dhe Petrit Bardhi, 39 vjeç, u arrestuan gjatë një operacioni të policisë italiane në vitin 2013.
Ata ishin pjesë e grupit mafioz "Guarnera", e përbërë nga një grup i madh qytetarësh shqiptarë, që cilësohen si "boksierët". Emrat e tyre nuk dihen.
Mes banditëve është edhe boksieri Orial Kolaj, 'kampioni italian dhe evropian i peshave të mesme dhe maksimale'.