Fitorja e Partizanit në Korçë ndaj vendasve ka bërë që lojtarët e të kuqve të meritojnë tre vende në formacionin më të mirë të javës, së bashku me trajnerin Agostineli. "Panorama Sport" ju njeh me 11-ën më të mirë për javën e parafundit (35'të) të Superiores. Portieri i Tërbunit, Klajdi Kuka është zgjedhur në portë si më i miri për këtë javë, falë golit të realizuar ndaj Kukësit në portën e Koliçit.
Trajneri më i mirë- ANDREA AGOSTINELI
Futbolli është llogari, zotë- si dhe fat. Të tre këto komponentë kanë qenë në anën e trajnerit të Partizanit, Andrea Agostineli, në javën e 35-të të Superiores. Tekniku i të kuqve ka dominuar mbi trajnerin kundërshtar, qoftë edhe me një episod të zgjidhur nga Vila. Për faktin që rihapi edhe një herë garën për titull, italiani meriton të ulet në stolin e ekipit më të mirë të javës.
Trajneri më i dobët- ADNAN ZILDZOVIÇ/ MIREL JOSA
I pari kishte në dispozicion dy rezultate për të festuar titullin në shtëpi, por nuk ia doli, ndërsa i dyti nuk mori dot fitoren që i duhej përballë rivalit direkt, Flamurtari, për të siguruar mbijetesën. Pankina e skuadrës më të dobët të jav- ës ndahet mes trajnerit të Skënderbeut dhe atij të Bylisit, të dy skuadrave që humbën shumë. Njëri ka humbur thuajse gjithçka, tjetri ka edhe 90 minuta "ferri" në Vlorë.