Fitorja e Shqipërisë ndaj Rumanisë i ka "djegur" shumë serbëve. Mediat serbe kanë komentuar ndeshjen duke vënë në pah gabimin fatal të portierit rumun, Tatarusanu.
"Heroi tragjik i ditës Tatarusanu ëndërron të fluturojë në hapësirë, Sadiku shkruan historinë", shkruan "Blic".
Nga ana tjetër, tabloidi "Kurir" shkruan se, gjatë ndeshjes tifozët rumunë kanë thirrur "Serbi, Serbi". Sipas gazetës kjo ka ardhur si përgjigje ndaj thirrjeve të tifozëve shqiptarë: "UÇK, UÇK".
Përveç këtij provokimi, "Kurir" shkruan se gjatë festës para ndeshjes një tifoz serb ka hyrë në mesin e shqiptarëve duke bërë një foto me tre gishta.
Kurse, "B92", lajmi me titull "Shqipëria arrin fitore historike" e shoqëron me një foto të një tifozë që mban në duar shallin e Kosovës.