Dhuna masive pas ndeshjes PogradeciLuftëtari nuk ka mjaftuar, pasi Kategoria e Parë dje ka degraduar. Pas ndeshjes në Peshkopi, lojtarët e Kastriotit janë dhunuar barbarisht nga tifozët vendës.
Në hyrjen e dhomave të zhveshjes, tifozët dibranë kanë goditur me çadra dhe sende të tjera të forta lojtarë dhe pjestarë të stafit teknik të Kastriotit. Këta të fundit e kanë pasur të pamundur për shumë minuta për të dalë nga dhomat e zhveshjes.
Teksa pas ngjarjes, ka folur për "News 24" trajneri i Kastriotit, Elvis Plori. Sipas tij, disa prej lojtarëve janë në gjendje të rëndë. "Jemi dhunuar nga lojtarët dhe tifozët e Korabit. Ndodhemi ende në dhomat e zhveshjes. Presim policinë që të na nxjerrë jashtë" tha ai. "Panorama Sport" mëson se futbollistet e Kastriotit jane ende te ngujuar ne stadium, teksa Forcat e Nderhyrjes se Shpejte po mundohen t'i nxjerrin. Por raportohet se ka ende tifoze përreth stadiumit.